Aktualitet
Zgjedhjet presidenciale në Turqi/ Tërhiqet nga gara kandidati i opozitës, Muharrem Ince

Kandidati i opozitës për president të Turqisë, Muharrem Ince është tërhequr nga gara për zgjedhjet e së dielës.
Sipas mediave të huaja kjo ka ngushtuar fushën e rivalëve ndaj presidentit aktual Rexhep Tajip Erdogan.
Gjithashtu, siç shkruan Bloomberg, ka injektuar një pasiguri të re në garë se si do të votojnë mbështetësit e tij.
“Po tërhiqem nga gara. Unë po e bëj këtë për atdheun tim”, u tha Ince gazetarëve në një konferencë shtypi të enjten në Ankara.
Ince ishte një nga katër kandidatët në votim, së bashku me Recep Tayyip Erdoganin, kundërshtarin e tij kryesor Kemal Kilicdaroglu dhe Sinan Ogan.