Gabimi që bëni iu ‘kushton’ shumë kur gatuani perimet, mësoni mënyrën efikase si t’i përgatisni pa humbur vlerat ushqyese

Perimet janë një burim bazë vitaminash dhe kanë një vlerë ushqyese shumë të rëndësishme për organizmin tonë, por kushti kryesor është që ato të ruhen, gatuhen dhe konsumohen në mënyrën e duhur.
Sipas ekspertëve, mënyra se si gatuhen perimet ndikon në përmbajtjen e tyre të vitaminave të vlefshme dhe mineraleve thelbësore dhe ka një gabim që shumica prej nesh e bëjnë.
Duhet të shmangim zierjen e perimeve, pasi kjo mënyrë gatimi çon në humbjen e lëndëve ushqyese deri në 50%. Nuk rekomandohet zierja, sipas ekspertit, sidomos për perimet që përmbajnë vitamina të tretshme në ujë, si lakra, spinaqi, lakra jeshile, brokoli, fasulet dhe bizelet. Siç sugjeron emri i tyre, vitaminat e tretshme në ujë shpërbëhen kur bien në kontakt me ujin.
Një mënyrë për të ruajtur vlerat ushqyese të këtyre perimeve është zierja e tyre me pak ujë dhe për një kohë të shkurtër. Përndryshe, rekomandohet pjekja dhe avulli.