Alibeaj del me akuzat e rënda ndaj ish-kryeministrit: Berisha u korruptua që në vitin 2013
Enkelejd Alibeaj, në një takim nga Pogradeci, ku po bën edhe mbylljen e fushatës për këtë qytet, shënjestroi në akuza ish-kryeministrin Sali Berisha. Ai tha se Berisha është korruptuar që në vitin 2013, kohë kur erdhi në pushtet dhe Rama.
Në Pogradec Alibeaj nuk arriti të nxjerr një kandidat për të garuar për bashkinë, por i fokusuar tek këshilli bashkiak, kërkon vota për logon e PD-së.
“I korruptuar Rama, i korruptuar Berisha. Kjo është e vërteta, në 2013-ën pse ramë ne nga qeveria? Këtu kemi qenë të gjithë. Ramë nga qeverisja se në 2009-ën kur Sali Berisha beri aleancë me Ilir Metajn, qeverisja jonë mori poshtë e më poshtë” tha Veliaj.
Sipas Alibeajt, Sali Berisha është duke mëkatuar për herë të dytë, në një formë tjetër por sërish për zgjedhje. “Nuk ka mëkat më të madh politik sot sesa të marrësh demokratët siç ka bërë Sali Berisha dhe të shkosh dhe ti strehosh në një parti të majtë. E majta tek e fundit nuk është se ka ndonjë problem të madh, por një parti që ka vesin me vet, ka pazarin me vete” shtoi ai.
Qëllimin e tij në këto zgjedhje, megjithatë e ka të qartë, në kushtet kur ka vetëm 14 garues për 14 majin. Si synon parlamentaret e 2025. “Pikë takimi me historinë tonë është në 2025. Sot hedhim themelet te sigurta për një parti të djathtë dhe në 2025 te shfaqemi si një parti që kryen rrotacionin politik” theksoi Aliebeaj.