Aktualitet
Digjet një shtëpi në Zubin Potok

Një shtëpi është djegur tërësisht mbrëmjen e së shtunës në Luçka Rekë të Zubin Potokut.
Rastin në polici e ka raportuar vetë pronari i shtëpisë së djegur.
“Është përfshirë nga zjarri shtëpia pronë e ankuesit mashkull kosovar. Si pasoj e zjarrit shtëpia është djegur në tërësi”, thuhet në raportin ditor të PK-së.
Lidhur me rastin, nuk është raportuar për të lënduar, derisa ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar deri në ndezjen e zjarrit.
#Digjet #një #shtëpi #në #Zubin #Potok
gazetablic.com