Aktualitet

Ka ende futbollistë të tillë: Nuk do të shkoja në Arabinë Saudite edhe sikur të më jepnin 600 milionë euro në ditë

Futbollisti francez Rayan Cherki ka thënë se nuk do të transferohej në Arabinë Saudite tani edhe nëse do të paguhej 600 milionë euro në ditë.

Sherky është një tjetër nga ata futbollistë për të cilët paratë nuk janë gjëja më e rëndësishme në jetë dhe me deklaratën e tij ka kënaqur tifozët e Lyonit.

“Nuk kam në plan të shkoj në Arabinë Saudite. Edhe nëse më japin 600 milionë euro në ditë, nuk dua të shkoj atje”, tha Rayan Cherki.

“Dëshira ime është të luaj në Evropë dhe të kënaqem këtu, dhe pastaj do të shohim se çfarë do të ndodhë”, shtoi ai.

Cherki ka luajtur në 31 ndeshje këtë sezon, duke shënuar tre gola dhe duke dhënë gjashtë asistime për Lyon.

/ Sport



#ende #futbollistë #të #tillë #Nuk #të #shkoja #në #Arabinë #Saudite #edhe #sikur #të #më #jepnin #milionë #euro #në #ditë
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button