Seks me Luizin pas dasmës? Kiara: Si nuse tradicionale

Përballë makinës të së vërtetës në “Më lër të flas”, Kiara Tito u shpreh se si një nusë tradicionale, do të ketë marrëdhënie me partnerin e saj, Luiz Ejllin pas dasmës
Romeo: Një çift tradicional bën dashuri pas dasmës?
Kiara: Po, kështu do të ndodhë. Logjikisht (qesh)
Ezeli (makina e së vërtetës) mohon vërtetësinë e përgjigjes
Romeo: Kurioz jam, çfarë do të thotë kjo?
Kiara: Asgjë, jemi pëqafuar. Po pse o Ezel dezinformon kështu?
Romeo: Kjo të lodh me intervistë, kush e di çfarë i ka bërë atij Luizit të shkretë (qesh)Kiara dhe Luizi u njohën me njëri-tjetrin gjatë qëndrimit të tyre në shtëpinë e “Big Brother VIP 2”. Çifti shfaqën ndjenjat dhe mes tyre nisi një romancë, që kurorëzohet këtë të shtunë, me një martesë, që do të transmetohet ‘live’ gjatë finales së “Big Brother VIP”.