Tech

Çfarë po ndodh? Parlamenti i këtij vendi goditet nga një sulm kibernetik

Parlamenti suedez së fundmi ka raportuar se është goditur nga një sulm i ashtuquajtur DDoS (distributed denial of service) që ndërpreu aksesin në faqen e tij të internetit.

Sipas medave thuhet se faqet e internetit në Suedi kanë qenë jashtë funksionit dhe sot janë shumë të ngadalta.

“Analiza tregon se ky është një sulm i shpërndarë i mohimit të shërbimit (DDoS. Aktualisht faqja e internetit është e ngadaltë dhe mund të jetë e vështirë të shikosh transmetimet tona në internet”

Kryeministri suedez Ulf Kristerson dhe liderë të tjerë të Evropës Veriore po takojnë sot presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në kryeqytetin finlandez.

Suedia aplikoi për t’u bashkuar me NATO-n pas pushtimit rus të Ukrainës dhe autoritetet kanë paralajmëruar për një mundësi në rritje të sulmeve kibernetike që synojnë interesat suedeze.

Përpjekjet për të rivendosur faqen e internetit të parlamentit janë në vazhdim, tha zëdhënësi, duke shtuar se nuk ishte e mundur të thuhej se kur do të ishte plotësisht funksionale.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button