Vendosën familjarët në listat e kandidatëve? Shabani zbulon ‘trukun’ e koalicionit ‘Nisma Shqipëria Bëhet” –

Në listat e kandidatëve të “Nisma Shqipëria Bëhet” të Endri Shabanit dhe Adriatik Lapajt, ra në sy edhe vendosja e familjarëve të tyre në krye të listave të kandidatëve për deputetë.
Por përse u zgjodh kjo metodë e tyre? Endri Shabani, në një lidhje direkte për emisionin Opinion në Tv Klan, shpjegoi mënyrën se si janë hartuar listat e kandidatëve të tyre.
Sipas tij, ai vetë, Adriatik Lapaj e Pano Soko janë vendosur në fund të listave. Z.Shabani u shpreh se për shkak të listave të hapura dhe të mbyllura, kanë zgjedhur një artificë ligjore.
“Nisma Shqipëria Bëhet” ka dalë në zgjedhjet e 11 Majit 2025 me lista të hapura.
Por, duke qenë se emrat e parë që konsiderohen në listën e mbyllur nuk votohen, drejtuesit Shabani dhe Lapaj kanë rënë dakord me kandidatët e tyre në vendet e para që të japin dorëheqjen dhe mandati t’ju kalojë pasardhësve.
Për këtë arsye, theksoi Shabani, kanë vendosur në vendet e para familjarë të tyre që të japin dorëheqjen.
“Ne kemi dalë në listë të hapur. Çdo njeri, përfshirë unë, Adriatik Lapaj, Pano Soko, do të renditen në bazë të votave që marrin personale.
E vetmja zgjidhje që kishim, prandaj kemi vendosur edhe fmailjarë, që t’i hapin rrugën brezit të ri. Ne kemi 80-vjeçarë që do i hapin rrugën brezit të ri.
Ata do të japin dorëheqjen para se të fillojë numërimi i votave. Unë jam vetë në fund të listës. Ne kemi dalë në listë të hapur ballazi me votuesit. 12 të parët do shkojnë të tërhiqen nga mandati pa problem”, u shpreh Endri Shabani.
#Vendosën #familjarët #në #listat #kandidatëve #Shabani #zbulon #trukun #koalicionit #Nisma #Shqipëria #Bëhet
Java News