Aktualitet

Rama mbetet lideri më i besuar, Berisha i dyti me 36%! Lapaj i treti, Meta në 2% –

Në skenën politike shqiptare, Edi Rama vijon të jetë figura më e besuar dhe frymëzuese për qytetarët. Sipas sondazhit të muajit mars të realizuar nga Report Tv në bashkëpunim me Institutin italian “Piepoli”, 45% e shqiptarëve deklarojnë se Edi Rama është lideri që u jep më shumë besim dhe i frymëzon, ndërsa 36% zgjedhin Sali Berishën.

Megjithatë, në këtë sondazh bie në sy një rritje e ndjeshme e figurave të reja në perceptimin e publikut. Adriatik Lapaj renditet i treti me 16%. Agron Shehaj renditet i katërti me 13%, duke konfirmuar pozicionimin e tij si një prej zërave më të dëgjuar të opozitës së re.

Ndërkohë, liderë të tjerë si Arlind Qori (9%), Tom Doshi (5%), Dashamir Shehi (4%) dhe Ilir Meta (2%) rezultojnë me mbështetje më të ulët, duke reflektuar një zhvendosje të qartë të perceptimit qytetar në drejtim të liderëve më dominues ose më të rinj në profil.

#Rama #mbetet #lideri #më #besuar #Berisha #dyti #Lapaj #treti #Meta #në
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button