Rama merr mandatin e katërt me 50.5%! Berisha me rënie! Shabani-Lapaj të tretët! –

Sondazhi i “Piepolit” në bashkëpunim me Report Tv, nxjerr Partinë Socialiste fituese në zgjedhjet e 11 majit. Sipas të dhënave të sondazhit, PS projektohet të marrë nga 46.5% deri në 50.5% të votave, duke ruajtur thuajse të njëjtin nivel me rezultatin e vitit 2021 (48.7%).
Koalicioni PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore renditet i dyti, me një kuotë që varion nga 35% deri në 39%, pak më poshtë krahasuar me rezultatin e arritur në vitin 2021 (39.4%). Megjithatë, ndarja dhe fragmentarizimi i opozitës duket se ka një ndikim të qartë në performancën e saj në sondazhe.
“Surpriza” e këtij sondazhi është koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”, e Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit renditet i treti, me një mbështetje që varion nga 6.5% deri në 8.5%. Partia Mundësia e Agron Shehajt, një tjetër alternativë e re në skenën politike, projektohet të marrë 2% deri në 4% të votave, ndërsa Partia Social Demokrate pritet të marrë mes 1% dhe 3%.
Të tjera parti të vogla si Lëvizja BASHKË, Koalicioni i Djathtas për Zhvillim dhe partia e Bashës “Koalicioni Euroatlantik”, luhaten në kufijtë 0.5% deri në 2.5%.
#Rama #merr #mandatin #katërt #Berisha #rënie #ShabaniLapaj #të #tretët
Java News