Aktualitet

Dedaj pas vizitës së Thaqit: Askush, asnjëherë nuk mundet të baltosë luftën e drejtë, titanike dhe heroike të UÇK-së!

Ish-ambasadori i Kosovës në RMV, Gjergj Dedaj, ka reaguar pas vizitës së ish-Presidentit Thaqi në Kosovë.

Dedaj shkruan “Një ditë do të ketë drejtësi dhe kthim” raporton “Gazeta Blic”.

‘Lum ai i cili qëndron me dinjitet, guxim dhe heroikisht, përballë padrejtësive dhe hileve të shkelësve të drejtësisë!’

Dedaj ka thënë se askush dhe asgjë nuk mundet të baltosë luftën e drejtë, titanike dhe heroike të UÇK.

Postimi i plotë:

Një ditë do të ketë drejtësi dhe kthim!

Lum ai i cili qëndron me dinjitet, guxim dhe heroikisht, përballë padrejtësive dhe hileve të shkelësve të drejtësisë!

Askush, asnjëherë dhe me asgjë, nuk mundet dhe as nuk do të mundët të baltosë luftën e drejtë, titanike dhe heroike të UÇK, për vetëmbrojtje, dinjitet, për drejtësi, barazi, liri dhe pavarësi!

Tendenca për të ekuilibruar dhe balancuar luftën çlirimtare të UÇK, me agresionin, terrorin dhe gjenocidin serb në Kosovë, do mbetët njollë e zezë e padrejtësisë ndërkombëtare!



#Dedaj #pas #vizitës #së #Thaqit #Askush #asnjëherë #nuk #mundet #të #baltosë #luftën #drejtë #titanike #dhe #heroike #të #UÇKsë
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button