Tech

Valbona dhe Jozi ish-partnerë? Afrimiteti mes dyshes në “Big Brother VIP”, përplas banorët – JavaNews.al

Afrimiteti i vazhduar mes Valbonës dhe Jozit ka bërë që të lindin dyshime mes banorëve. Ka qenë vetë Jozi ai, i cili i ka rrëfyer Gertës që ka qenë i lidhur me Valbonën dy vite më parë.

Gjatë qëndrimit në shtëpi, Valbona ka ruajtur afrimitetin me këngëtarin. Gerta ka shtuar dyshimet se ata kanë qenë çift, e më pas e ka diskutuar me Olën, e cila po ashtu mbante të njëjtin qëndrim.

Më pas u zbulua se dyshja kanë luajtur një lojë, duke gënjyer se kanë qenë partnerë jashtë shtëpisë së BBV. Situata e krijuar ka shkaktuar debat të ashpër mes Gertës, Jozit dhe Valbonës, të cilët kanë shpërthyer në akuza të ashpra ndaj njëri-tjetrit.

#Valbona #dhe #Jozi #ishpartnerë #Afrimiteti #mes #dyshes #në #Big #Brother #VIP #përplas #banorët #JavaNews.al
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button