Aktualitet

Vrau kushëririn, Lekë Vuksani u lokalizua ditën e krimit, por policia hezitoi ta arrestonte

Autori i vrasjes së Petrit Vuksanit u arratis pas krimit mesditën e së hënës (2 maj) dhe u fsheh në një banesë pas spitalit të Shkodrës.

Mësohet se Lekë Vuksani është lokalizuar ditën e djeshme nga policia, por për shkak se ai ndodhej i armatosur me automatikun që kreu krimin uniformat blu nuk kanë ndërhyrë për ta arrestuar, por e kanë mbajtur të rrethuar.

Autori u dyshuar i krimit ka tentuar të largohej nga qyteti, por blutë e Shkodrës janë vendosur në ndjekje të tij dhe kanë lokalizuar vendndodhjen.

Ata e kanë mbajtur të rrethuar Lekë Vuksanin dhe e kanë survejuar me një dron. Kanë qenë forcat RENEA që kanë ndërhyrë duke bërë të mundur arrestimin e tij ditën e sotme (3 maj).

Armën e krimit ai e kishte fshehur në një banesë. Ka qenë vëllai i Lekë Vuksanit që ka bashkëpunuar me policinë dhe ka ndihmuar uniformat blu për arrestimin e tij.

Autori njihej si person problematik. Ai ishte shoqëruar edhe më parë në polici disa kohë më parë pasi kishte ushtruar dhunë ndaj familjarëve.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button