Aktualitet

Gazetarja e njohur zbulon detaje të reja nga vrasja e pamëshirshme e 22- vjeçares keniane

Mëngjesin e kësaj të shtune me vendim gjykate është ushtruar kontroll në 4 banesa, ndërsa janë marrë në pyetje 6 persona për vdekjen e kenianes, Joy Aoko. Shoferi i kazinosë Rodi Barçi është mes të shoqëruarve, si një nga personat që kalonte më shumë kohë me 22-vjeçaren, ndërsa në pyetje është marrë dhe i vëllai.

Gazetarja Sara Demushi raportoi se telefoni i kenianes ka qëndruar disa kohë në laborator për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes. Ndërkaq, janë pyetur dhe shoqet e saj, por dëshmitë kontradiktore nuk kanë dhënë një version të qartë.

Policia ka arritur të sigurojë edhe disa bashkëbisedime që ka pasur 22-vjeçarja me shoferin e kazinosë.

Ende nuk ka një urdhër arresti për personat e shoqëruar. Joy Aoko u gjet e rrëzuar nga kati i tretë i banesës ku jetonte me qira, pranë vilave gjermane në gusht të vitit 2022.

Ajo shtrua në spitalin e Traumës më datë 14 gusht 2022. 22-vjeçarja i mbijetoi fillimisht plagëve të marra, por një dëmtim në tru e la në gjendje vegjetative. E reja nuk i mbijetoi dot dëmtimeve të marra, duke ndërruar jetë 6 muaj pas ngjarjes së rëndë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button