Aktualitet

Qeveria liron nga detyra zv/ministren e Financave Adela Xhemali, e zëvendëson Erjona Bejleri –

Qeveria liron nga detyra zv/ministren e Financave dhe emëron pasardhësen e saj në post.

Vendimi u mor sot në mbledhjen e radhës së Këshillit të Ministrave, në mungesë të kryeministrit Edi Rama.

Erjona Bejleri do të jetë zv/ministrja e re e Financave dhe vendimi hyn në fuqi menjëherë, në mbështetje edhe të Nenit 100 të Kushtetutës.

Bejleri zëvendëson në këtë detyrë Adela Xhemalin, e cila po me vendim të ditës së sotme të Qeverisë (12 mars), është liruar nga detyra e zv/ministres.

Dy vendimet emërim-lirim të Qeverisë:

EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Erjona Bejleri emërohet zëvendësministër i Financave.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”

V E N D I M PËR LIRIM NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Adela Xhemali, zëvendësministër i Financave, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

#Qeveria #liron #nga #detyra #zvministren #Financave #Adela #Xhemali #zëvendëson #Erjona #Bejleri
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button