Aktualitet
Po hapte lokalin e tij, pronari shqiptari në Itali qëllohet me thikë

Një 42 vjeçar shqiptar, pronar i një lokali në Montecchio Maggiore (Vicenza), është zënë në pritë dhe është qëlluar me thikë në bark.
Ngjarja ka ndodhur paditen e djeshme, teksa ai ka qenë duke hapur biznesin, “Seven Lounge bar”, kur pas tij është shfaqur një burrë, i cili e ka sulmuar me thikë.
Shqiptari ka marrë një goditje në mushkëri dhe një në kofshë. Më pas sulmuesi është largura menjëherë duke humbur gjurmët e tij.
Pavarësisht plagëve të rënda, 42-vjeçari ka arritur t’i telefonojë një familjari që jeton pranë tij, duke e vënë në dijeni për ngjarjen. Karabinierët kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe pas hetimeve kanë arritur të identifikojnë autorin e plagosjes së shqiptarit.