Ka merita por…! Po mendoj për qeverinë pas 12 majit –

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për herë të parë pas deklaratës së deputetit demokrat Dashnor Sula, i cili tha se është përjashtuar nga listat e PD për zgjedhjet e 11 majit.
“Kjo listë këto mundësi kishte. Në listën e hapur nuk është përjashtuar ai. Ai ka meritat e veta. Nuk kam folur me zotin Sula. Unë kam mijëra mesazhe në telefon, nuk e përjashtoj mundësinë që më ka shkruar. Por ajo që mund të them është se është njeri i respektuar,” tha Berisha.
Ai shtoi se më të votuarit në primare janë në lista të sigurta dhe se vendimet përfundimtare mbi kandidatët ende mund të ndryshojnë.
“Primaret janë një kriter themelor. Edhe ka pasur merita për diasporën. Më të votuarit janë në listë të sigurt. Nuk më shkon mua të nxjerr kush është miratuar se nuk është miratuar,” u shpreh ai.
Në fund, Berisha la të kuptohet se fokusi i tij është më shumë tek e ardhmja e qeverisjes sesa tek listat e kandidatëve: “Unë po mendoj për qeverinë pas 12 majit.”
#merita #por #mendoj #për #qeverinë #pas #majit
Java News