Vrasja e Martin Çeços, gjykata jep 83 vite burg për 4 të akuzuarit –

Gjykata e Korçës ka dënuar me 83 vite burg 4 të akuzuarit për vrasjen e Martin Çeços, përfshi këtu edhe Martina Pajollarin
Familjarët e Valter Mollaj dhe Edlir Mollaj, të dënuar me 25 dhe 23 vite burg kundërshtojnë për këtë vrasje pasi sipas tyre nuk janë këta autorët
Ata tregojnë se natën e ngjarjes të dy kushërinjtë Mollaj kanë qenë në banesë dhe jo në fshatin Kolanec, ku e banonte viktima
Nga komunikiment me Valter dhe Edlir Mollaj, të cilët janë duke vuajtur dënimin në burgun e Peqinit, asnjëri prej tyre nuk ka pranuar akuzën e ngritur nga prokuroria e Korçës.
Ndërkohë nëna e Martina Pajollari tregon se ka gënjyer në deklaratën e saj për shkak të presionit të kryer nga oficeret e policisë gjyqësore.
Me 20 vite burg u dënua dhe Martina Pajollari si dhe me 15 vite burg Bledi Angjo. Të 4 këta persona akuzohen për ngjarjen e vitit 2022, ku mbeti i vrarë 26-vjeçari Martin Çeço, trup i të cilit është gjetur në ujërat e rezervuarit Kolanec.
#Vrasja #Martin #Çeços #gjykata #jep #vite #burg #për #të #akuzuarit
Java News