Sport

Dani Alves, i akuzuar për përdhunim. Zbulohet një element nga hetimi që mund ta shfajësojë

Vazhdon paraburgimi i Dani Alves, pasi akuzohet se ka përdhunuar një 23-vjecare në një klub nate të Barcelonës. Fakti pretendohet se ka ndodhur më 30 dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa paraburgimi për brazilianin nisi më 20 janar.

Ish-mbrojtësi i Barcelonës ndodhet në burg për më shumë se tre muaj dhe është vetëdeklaruar gjithmonë i pafajshëm, pasi marrëdhënia seksuale, sipas asaj që u deklarua përmes avokatëve, do të kishte ndodhur në mënyrë konsensuale, në kundërshtim me atë që pretendon “viktima”.

Shfaqet një element që mund të çojë drejt lirisë për Dani Alves. Magjistrati përgjegjës për çështjen e tij, siç raporton “Mundo Deportivo”, do të analizojë pothuajse 26 orë regjistrime të 7 kamerave të lokalit për të përcaktuar fajësinë apo pafajësinë e futbollistit. Pra, presim zhvillime në historinë e ndërlikuar që përfshin brazilianin.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button