Aktualitet

EMRAT/ Atentati ndaj Davellës dhe Hysës në Athinë, jepet masa ndaj dy të akuzuarve, shqiptarët: Nuk kemi gisht, por…

Kanë dalë sot para Gjykatës në Greqi, dy të dyshuarit për atentatin e 15 dhjetorit në Thrakomakedones të Athinës, ku mbeti i vrarë 47-vjeçari Irakli Davella dhe të plagosur 46-vjeçari Edi Lulo alias Etmond Hysa si dhe një shqiptar tjetër.

Dy të dyshuarit Jenis Tulja, 44 vjeç dhe Mirjan Guveli, 45 vjeç, mohuan përfshirjen e tyre në ngjarjen e rëndë. Ata refuzuan të jepnin deklarime para trupit gjykues duke u shprehur se kërkonin të njiheshin fillimisht me provat, veçanërisht ato audio-vizive, të cilën siç përmendën avokatët mbrojtës, ende nuk e kanë marrë, raporton korrespondenti i Top Channel në Greqi Artur Bibe.

Konkretisht, në deklaratën e tyre me shkrim, avokatët mbrojtës të dy të pandehurve, Manolis Anastasakis dhe Spyridon Dionysiotis, shprehen: Klientët tanë mohuan akuzat dhe më pas ushtruan të drejtën e tyre për të heshtur, sepse nuk na u vu në dispozicion materiali shkresor i gjithë hetimeve paraprake dhe konkretisht i gjithë materialin audio-vizual që është edhe mjeti dominues i provës. Ne rezervojmë të drejtën për një seancë shtesë kur dhe nëse marrim vesh këto detaje.

#EMRAT #Atentati #ndaj #Davellës #dhe #Hysës #në #Athinë #jepet #masa #ndaj #të #akuzuarve #shqiptarët #Nuk #kemi #gisht #por
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button