Berisha tha se Shqipëria s’plotëson kriteret për në BE, Rama e ironizon me bufin! –

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar në rrjetet sociale, pas intervistës të kreut të PD-së Sali Berisha për median greke, ku ky i fundit thoshte se Shqipëria nuk plotëson kushtet për të qenë në BE.
Rama ka postuar lajmin e Balkanweb, por të edituar, teksa në vend të Sali Berishës, ka vendosur një buf, ashtu siç e ka quajtur së fundmi kryetarin demokrat.
Kujtojmë se në intervistën dhënë për një media greke, Berisha shprehej se Shqipëria nuk e meriton të jetë pjesë e BE-së, pasi nuk plotëson kriteret.
“Rama i korruptuar i shkatërroi marrëdhëniet me Greqinë me paraburgimin e Fredi Belerit, me dëshmitarë të rremë, pasi kishte përvetësuar një kanion (të Gjipesë) prej shumë hektarësh dhe iu bind oligarkëve”, tha për “Liberal”, Berisha.
#Berisha #tha #Shqipëria #splotëson #kriteret #për #në #Rama #ironizon #bufin
Java News