Java e 29-të e “Abissnet Superiore” luhet të hënën & të martën, spikat klasikja Tirana – Vllaznia

Java e 29-të e kampionatit “Abissnet Superiore” do të zhvillohet të hënën dhe të martën. Kjo javë sjell përballje interesante, duke nisur me dy takimet e para të hënën, në orën 17:00.
Dinamo City përballet me Bylisin në “Elbasan Arena”, ndërsa Skënderbeu pret Partizanin në Korçë.
Tre takimet e tjera do të zhvillohen të martën. Në orën 13:30, Laçi do të sfidojë kryesuesit e Egnatias, ndërsa në orën 16:30 luhen dy duelet e fundit të javës.
Teuta pret AF Elbasanin në “Niko Dovana”, ndërsa ndeshja tjetër është klasikja e futbollit shqiptar, Tirana – Vllaznia.
ABISSNET SUPERIORE – JAVA 29
E hënë, 10 mars
Dinamo City – Bylis 17:00
Skënderbeu – Partizani 17:00
E martë, 11 mars
Laçi – Egnatia 13:30
Teuta AF – Elbasani 16:30
Tirana – Vllaznia 16:30
#Java #29të #Abissnet #Superiore #luhet #të #hënën #të #martën #spikat #klasikja #Tirana #Vllaznia
SportExpress