Aktualitet

Rusia avancon në Kursk, forcat speciale kalojnë përmes gazsjellësit, zënë në befasi ukrainasit –

Prania e Ukrainës në rajonin rus të Kursk është përkeqësuar ndjeshëm, duke kërcënuar kështu të vetmen levë territoriale, të cilën Kievi po synonte ta përdorte ne negociatat e ardhshme me Rusinë.

Siç bëjnë të ditur blogerët ushtarakë, trupat ruse mësynë qytezën e Sudzhas të dielën, pasi forcat speciale përdorën një gazsjellës për të zënë në befasi njësitë ukrainase, si pjesë e një ofensive madhore për t’i dëbuar ato nga rajoni i Kurskut.

Siç thuhet, forcat speciale ecën përgjatë 15 km në brendësi të gazsjellësit dhe kaluan disa ditë atje para të mësynin zonën.

Sudzha është një nyje e rëndësishme e gazsjellësit që dikur çonte gazin natyror të Rusisë në sistemet e transmetimit të Ukrainës e që me vonë dërgoheshin në Europë. Ushtarët ukrainas kanë pushtuar rreth 1 mijë e 300 km katrorë në rajonin rus të Kursk që prej gushtit të kaluar, por kontrolli po tkurret gjatë ditëve të fundit.

#Rusia #avancon #në #Kursk #forcat #speciale #kalojnë #përmes #gazsjellësit #zënë #në #befasi #ukrainasit
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button