Sport

E kam ndjerë veten spanjoll, nuk u pendova as kur i pashë në finale

Zgjedhja e ekipit përfaqësues në futboll është një temë delikate që ndez diskutime jo vetëm në Shqipëri. Shpesh lojtarët dyzohen për zgjedhjen e tyre, por një shembull vendosmërie dhe patriotizmi vjen nga Dani Olmo. Në një intervistë për revistën “GQ”, lojtari i Barcelonës ka rrëfyer në vitin 2018 Kroacia kërkoi ta natyralizonte dhe ta bënte pjesë të ekipit që do të luante në Kupën e Botës.

Por përgjigja ishte shumë e qartë për Olmon. Lojtari ka thënë se e ka ndjerë veten gjithmonë spanjoll dhe zgjodhi të mos e ndërronte përfaqësuesen e tij për një Kampionat Botëror. Olmo ka theksuar se nuk u pendua aspak për zgjedhjen e tij, edhe në momentin kur Kroacia shkoi deri në finale për t’u përballur me Francën.

“Jam spanjoll dhe kështu jam ndjerë gjithmonë. Kroacia donte që unë të bëhesha që shtetas kroat dhe të merrja pjesë në Kupën e Botës 2018. Më ofruan më shumë siguri për të ardhmen, por e dija se do të më vinte mundësia te Spanja. Isha shumë i lumtur kur i pashë që arritën finalen kundër Francës, por në asnjë çast nuk mendova se bëra zgjedhjen e gabuar. Në atë kohë luaja për moshat e Spanjës dhe ëndrra ime më e madhe ishte të luaja për ekipin kombëtar të të rriturve”, ka thënë Dani Olmo./Sport Ekspres/

#kam #ndjerë #veten #spanjoll #nuk #pendova #kur #pashë #në #finale
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button