Aktualitet

Dita e sotme me vranësira, reshje shiu dhe stuhi. Temperaturat me rënie

Një impuls i rrymave ajrore të ftohta nga Arktiku do të zbresë drejt Mesdheut ku presim të rikthehet dimri në territorin e Shqipërisë gjatë kësaj jave.

E Hënë, 04 Mars 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me me vranësira reshje shiu me stuhi në zonën perëndimore, reshje bore në zonat malore. Era do të fryjë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 4 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

  • Zonat malore     4/12°C
  • Zonat e ulëta      8/16°C
  • Zonat bregdetare 9/17°C

Kosovë

Kosova për dt. 04 Mars 2024 do të ketë vranësira dhe reshje shiu pasdite.  Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 4°C –6°C në mëngjes deri në  12°C – 15°C gradë Celsius në mesditë.

E Martë, 05 Mars 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me me vranësira reshje shiu në zonën perëndimore, reshje bore në zonat malore, kodrinore deri në lartësitë 700 m në nivel deti. Era do të fryjë me drejtim Juglindje (SE) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

  • Zonat malore     1/6°C
  • Zonat e ulëta      4/14°C
  • Zonat bregdetare 6/15°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari

#Dita #sotme #vranësira #reshje #shiu #dhe #stuhi #Temperaturat #rënie
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button