Aktualitet
Greqi: Klienti ther me thikë kuzhinierin shqiptar

Në një restorant në Selanik një klient ka therur me thikë një kuzhinier shqiptar, pas një debati të çastit.
Raportohet se për arsye të panjohura, klienti i restorantit ka debatuar me kuzhinierin shqiptar dhe më pas e ka goditur me thikë në bark dhe është larguar nga vendngjarja.
Punonjësit dhe klientët e tjerë të restorantit kanë njoftuar menjëherë policinë, derisa i plagosuri u dërgua për ndihmë në spital pasi mori plagë në bark.
#Greqi #Klienti #ther #thikë #kuzhinierin #shqiptar
gazetablic.com