Aktualitet
Merret vendimi/ Kjo kategori punonjësish përfiton rritje page, zbulohet shuma e vlerës përfituese

1181 zjarrfikës do të përfitojnë 12-40% rritje page deri në vitin 2024, plus edhe 7% rritje sipas gradës.
Kryeministri Edi Rama e konsideron një vlerësim të merituar për heronjtë, dhe një motivim për shumë të rinj që dëshirojnë t’i bashkohen këtij profesioni.
“Një rritje e konsiderueshme e pagës edhe për 1181 punonjës të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, të cilët përfitojnë 12-40% rritje financiare deri në vitin 2024, plus edhe 7% rritje sipas gradës. Një vlerësim i merituar për heronjtë, dhe një motivim real për shumë të rinj që dëshirojnë t’i bashkohen këtij profesioni fisnik”, shkruan Rama në rrjetin e tij social Facebook.