Aktualitet

Rama nga Patosi: Deri në vitin 2030, synojmë ta çojmë pagën minimale në 600 mijë lekë

Kryeministri Edi Rama tha se synon që ta rrisë pagën minimale në 60 mijë lekë ndërsa të ardhurat për frymë në 10 mijë euro.

Në një takim me qytetarët në Bashkinë e Patosit, kreu i qeverisë tha se rritja e pagës minimale është rezultat i një pune të vështirë ndërsa shtoi se edhe sektori privat duhet t’i rrisë pagat sa më shpejt.

Rama: Ajo që dua të shtoj është se kjo rritje shumë e fortë që është rezultat i një pune të mundimshme dhe një rruge të vështirë, është edhe një moment që do të bëjë sektorin privat që t’i rrisë pagat më tepër dhe shumë më shpejt. Vendosëm ta rrisim pagën minimale përsëri dhe në fund të prillit do të marrin jo më 34 mijë lekë por 40 mijë lekë. Paga minimale nuk ishte parashikuar në programin tonë elektoral, as të atyre të tjerëve që premtojnë çfarë t’ju vijë për mbarë sepse e dinë që s’do tju kërkojë llogari njeri.

Edhe ne, edhe ata, pagën minimale e kishim parashikuar 38 mijë lekë në 2025. Sot e kemi 40 mijë dhe deri në 2025 do ta çojmë 45 mijë lekë. Në këto vite që siç thashë janë vite të vështira kemi dyfishuar të ardhurat për frymë, e kemi nisur me 330 euro dhe sot jemi në 640. Pagat nuk ngrihen sipas dëshirës. Pagat ngrihen në bazë të mundësive. Ambicia ime të shkojmë patjetër në një pagë minimale 60 mijë lekë dhe në të ardhura për frymë në 10 mijë euro. Kjo është maja që shoh drejt Shqipërisë të 2030.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button