Tech

Më në fund/ Kjo është makina e parë, që mund ta blini me çmim të lirë!

Makina Seagull e BYD hap derën e elektrifikimit për shumë blerës të rinj për shkak të çmimit të saj. Madhësia e kësaj makine është e barabartë me atë të një Fiat Panda, ndërsa performanca e saj arrin deri në 100 kuaj fuqi. Është pak më e vogël se Dolphin i BYD-së, që është e disponueshme në Britani të Madhe që nga fillimi i vitit.

Me një gjatësi prej 3,780 mm, një gjerësi prej 1,715 dhe një lartësi prej 1,540 mm, makina elektrike e vogël duket se është projektuar për një peizazh urban me popullsi të dendur. Për sa i përket pamjes së saj, modeli i ri BYD tregon afinitetin estetik me Dolphin and Seal dhe vlen të theksohet se është një produkt që mban firmën e shefit të dizajnit të BYD Group, Wolfgang Egger.

Egger është bërë i njohur për publikun e gjerë përmes krijimeve të tij të mëparshme si: Audi, Lamborghini dhe Seat, ndërsa momenti më i fuqishëm i tij ishte krijimi i Alfa Romeo 8C Competizione. Seagull përdor platformën më të re të modelit elektrik të BYD. Ndërsa kompania nuk ka nxjerrë ende specifikimet zyrtare, raportet sugjerojnë dy versione, të dyja me një motor elektrik të vetëm. Versioni i parë do të ketë një performancë prej 74 kf, ndërsa i dyti do të ketë 100.

Gjithashtu do të ketë dy opsione sa i përket baterive, ku i pari do të ketë një kapacitet prej 30 kWh dhe një distancë prej 305 kilometrash dhe i dyti ka një bateri prej 38 kËh me një distancë prej 405 kilometrash. Në kabinë bie në sy ekrani i madh me prekje në qendër të kroskotit, ndërsa informacionet e para lidhur me çmimin e blerjes së këtij modeli, flasin për 8800 euro, në Kinë. BYD njoftoi se që ditën e parë pas premierës, mori 10,000 porosi./Dritare

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button