Aktualitet

Berisha denoncon kandidatët e PS-së në jug: Në Delvinë, kushëriri i Ardi Veliut i dënuar për kokainë!

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur entuziast për takimet elektorale që zhvilloi në jug të Shqipërisë, ku prezantoi kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.
Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se të gjithë kandidatët e Partisë Socialiste të emëruar nga Rama janë të përfshirë në skandale.
Në Sarandë tha Berisha, ka shkuar mafia e Durrësit, e cila pasi nuk e mori dot Durrësin shkoi të ‘pushtojë’ qytetin jugor.
Ndërsa për kandidatin e Delvinës, Berisha u shpreh se  është kushëriri i Ardi Veliu dhe i dënuar për drogë. Për Tërmet Peçin në Tepelenë tha se ai është “tmerr” dhe duhet të jetë në qeli.
“Skandalet e kandidatëve të emëruar nga Edi Rama, aferat e tyre të zeza, nxinin në Tepelenë, Memaliaj, Përmet, Sarandë, Delvinë, Konispol, Derviçan, Libohovë. Misioni i tyre ishte e qartë, plaçkitja e pasurive publike.
Në Sarandë mafia e Durrësit, e cila po humbet Durrësin falë fitores së Igli Carës është vërsulur të pushtojë Sarandën, me të deleguarin personal të famëziut, Alket Hyseni, i cili ka marrë përsipër, të zhvarrosë të vdekurit në Sarandë për të ndërtuar pallate qeveritarët. Zhvarrosja e të vdekurve, mision kryesor i mafiozit të Alket Hysenit, i cili ka përballë Ardit Cikulin, një qytetar shembullor, serioz, të përkushtuar ndaj të cilit nuk rëndon asnjë aferë përkundrazi, virtyti, përkushtimi aftësia, Artid Cikuli kishte fituar zemrën e qytetarëve të Sarandës, të cilët përfaqësuesin e Alket Hysenit nuk e kishin parë kurrë.
Ai shkonte si një hije nate, i tillë ishte përfaqësuesi i Konispolit. Detyrë kryesore të mbronte pronat e grabitura sipas kryetarit të ardhshëm të bashkisë së Konispolit, nga ministra me emra të tjerë.
Në Delvinë, kush ishte në Delvinë thoni ju? Ilir Mehmeti kandidati i fitores, i koalicionit Bashkë Fitojmë. Një qytetar i shkëlqyer, i përkushtuar, që ka dëshmuar talentin në qeverisjen vendore. Karshi tij, njeriu që kishte të vëllamë të dënuar për ngarkesa të mëdha kokaine në Itali. Kushëriri i famëziut Ardi Veliu. Ai vërtet është i dënuar për kokainë, por dosjet e Ardi Veliut janë 10 herë me kriminale. Jugun pra kanë vendosur darën e mafies ta shtrëngojnë më shumë ndaj jush.
Në Tepelenë, Tërmeti, edhe po tja kthesh emrin në gjuhën shqipe do të thotë tmerr. Tërmeti i cili për disa vepra vendin e ka në qeli. Përballë Tërmetit një nga inxhinierët më të shquar i ardhur nga Kanadaja. Në Tepelenë dhe kudo në jug koha ka ndaluar”, u shpreh ndër të tjera Berisha.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button