Aktualitet

Tension në Kuvend/ Deputetët e përjashtuar të ‘Rithemelimit’ tentojnë të futen në seancë

Deputetët e grupimit të Sali Berishës dhe ato të Gazment Bardhit po tentojnë që të futen në ambientet e brendshme të Kuvendit.

Megjithëse rezultojnë të përjashtuar, deputetët e opozitës, kanë tentuar që të futen brenda, ndërsa nuk janë lejuar nga garda e cila është bërë ‘gardh’ para derës së Kuvendit.

‘Nuk është kapanon ky! Nuk mund të bllokosh deputetët të futen në parlament’- tha Salianji.

Deputetët e përjashtuar janë : Ervin Salianji, Albana Vokshi, Sorina Koti, Elda Hoti, Lindita Metaliaj, Isuf Çela, Tritan Shehu, Lefter Gështenja, Helidon Bushati, Xhelal Mziu, Edmon Spaho, Oerd Bylykbashi, Saimir Korreshi, Kasëm Mahmutaj, Ramadan Likaj, Kastriot Piroli, Qani Xhafa, Lodovik Hasani, Luan Baçi.

/f.s

#Tension #në #Kuvend #Deputetët #përjashtuar #të #Rithemelimit #tentojnë #të #futen #në #seancë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button