Aktualitet

FOTO-LAJM/ I përjashtuar për 20 ditë, Salianji krah Gaz Bardhit jashtë Kuvendit

Edhe pse është përjashtuar për 20 ditë nga punimet e seancave plenare, deputeti demokrat, Ervin Salianji duket se do që të jetë sa më afër aksionit opozitar.

Salianji është parë jashtë ambienteve të Kuvendit, teksa mbërrin në hyrjen kryesore me disa deputetë, Gazment Bardhin, Agron Gjekmarkajn, Feridand Xhaferraj dhe Saimir Korreshin.

Në orën 17:00, pritet të fillojë seanca plenare dhe mbetet për t’u parë nëse Salianji do të tentojë të hyjë me forcë, apo do të presë në oborr./m.j

#FOTOLAJM #përjashtuar #për #ditë #Salianji #krah #Gaz #Bardhit #jashtë #Kuvendit
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button