Në kërkim për vrasjen e një marokeni në Spanjë, i riu shqiptar arrestohet në Britaninë e Madhe

Policia britanike ka arrestuar një 30-vjeçar shqiptar, i cili ishte shpallur në kërkim që prej vitit 2019 për vrasjen e 24-vjeçarit maroken, Soufin Mhara, të cilin e goditi me thikë jashtë një lokali në Spanjë.
Pas arrestimit, pritet ekstradimi i tij drejt Spanjës, por në njoftimin e policisë spanjolle theksohet se i riu shqiptar është i përfshirë edhe në një organizatë të trafikut të drogës në Angli.
Për identifikimin e të dyshuarit kanë qenë thelbësore procedurat e kryera në kuadër të hetimeve të drejtuara nga gjyqtari i O Porriño, ndër të cilat bien në sy deklaratat e dëshmitarëve, të cilët kanë kontribuar edhe me video dhe fotografi nga dita e ngjarjes.
Sipas mediave të huaja, fotografia e vrasësit, i cili u largua nga vendi i ngjarjes pasi kreu krimin, tregonte një profil të pjesshëm të një mashkulli dhe u publikua në media në fund të vitit 2020.
/a.r
#Në #kërkim #për #vrasjen #një #marokeni #në #Spanjë #riu #shqiptar #arrestohet #në #Britaninë #Madhe
Java News