Tragjedi, 23 vjeçari hyn në shtëpi të ndryshme dhe v*et 8 persona, më pas vetëvr*tet

Arratia e një personi të armatosur, i cili është përgjegjës për vrasjen e 8-fishtë që u regjistruan në zona të ndryshme të qytetit Joliet të Illinois, fundjavën e kaluar ka marrë fund.
Autori 23 vjeçar, Romeo Nance, u qëllua për vdekje pranë qytetit Natalia në Teksas, gjatë një konfrontimi me forcat e policisë, të cilat ishin ngritur në këmbë për kapjen e tij.
Romeo i kreu vrasjet në vende të ndryshme të qytetit të vogël. 7 nga viktimat u gjetën në dy shtëpi, teksa e teta u zbulua të dielën, raportojnë mediat e huaja.
Në një deklaratë, departamenti i policisë Joliet tha se Nance, ishte pikasur nga Marshallët e SHBA pranë Natalias rreth orës 20:30.
Motivi i sulmit nuk është bërë menjëherë i qartë, por i dyshuari besohet se i ka njohur viktimat.
#Tragjedi #vjeçari #hyn #në #shtëpi #të #ndryshme #dhe #vet #persona #më #pas #vetëvrtet
lajmetverteta