Shifrat e OKB-së për shëndetësinë në vend/ Petrit Vasili: 10 vite katastrofike, paguajmë më shumë se qytetarët e Evropës
Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili foli në lidhje Skype paraditen e sotme për Fax News. Ai komentoi për gazetarin Egon Loli raportin e OKB-së për shpenzimet e shëndetësisë në Shqipëri.
Sipas raportit, shqiptarët paguajnë 60% nga xhepi të shpenzimeve shëndetësore. Vasili u shpreh se kjo vjen si pasojë e 10 viteve katastrofë në shëndetësi. Sipas tij, qeveria premtoi shëndetësinë falas, çka rezultoi një gënjeshtër, pasi nga ana tjetër ata shkatërruan strukturën e mëparshme të shëndetësisë.
Dhe vijmë sot ku paguajmë nga xhepi 10-15 herë më shumë dhe me shpenzime më të larta se sa vendet e tjera evropiane.
Petrit Vasili: Këto shifra janë një epilog përfundimisht, një shumatore e 10 viteve katastrofike në shëndetësi sepse lindën me një shenjë të keqe. Lindën me gënjeshtër. Nuk kishte asnjë arsye që shqiptarët të mashtroheshin duke u thënë që shëndetësia do mbahet falas. Pika ime e ndarjes me PS edhe pse ishim në koalicion ishte premtim për shëndetësi falas nuk e kam pranuar, e kam goditur. Do të thoshte dëmtim strukturor i shëndetësisë. I shëndetësisë më të varfër në Evropë. I cili sot paguan më shumë nga xhepi sesa gjithë qytetarët e Evropës. Nga shëndetësia falas e ulëritur nëpër sheshe. Thoshte brenda 2017 do bëhet. Sot mbi 60% paguhet nga xhepi.
Shqipëria kishte përcaktuar me mundim të madh, e konsultuar me ekspertë më të mirë pë modelin e shëndetësisë që do ishte e kombinuar me sigurimet shoqërore me buxhetin e shtetit. Duke bërë një premtim të tillë jo vetëm u shkatërruar një skemë e tillë. Pagesa nga xhepi është rënduar 10-15 herë më shumë. Rezultati ishte që ne paguam shumë e më shumë. Modeli që u adaptua për strategjinë e shëndetësisë për t’a kuptuar rilindasit nuk ishte vetëm strategji e majtë.
Faxweb.al