Dyfishohet taksa e ndikimit në infrastrukturë, rriten çmimet e banesave në Vlorë
Çmimi i apartamenteve për banim në qytetin e Vlorës pritet të rritet sërish gjatë viti 2024 e në vazhdim. Kësaj radhe rritja nuk vjen për shkak të kërkesës më të lartë se oferta apo rritjes së çmimeve, por për shkak të dyfishimit të taksës së ndikimit në infrastrukturë.
Nga 1 janari i këtij viti me vendim të këshillit bashkiak të Vlorës, taksa e ndikimit në infrastrukturë për ndërtimet e reja për qëllime banimi rritet nga 4 për qind në 6 për qind të vlerës së investimit. Kjo taksë duket se nuk ka marrë parasysh.
Kryetari i dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Vlorës komenton rritjen e kësaj takse, kërkesat e ndërtuesve si dhe ndikimin e drejtpërdrejtë që do ketë në çmimin përfundimtar të apartamenteve.
“Kërkesat tona ishin që kjo taksë të mos bëhej e menjëhershme që këtë vit, por të paktën të shtyhej për vitin tjetër. Gjithashtu të mos ishte e gjithë zona e qytetit të Vlorës me 15%. Më e rëndësishme për ne në këto momente është sipërfaqja e përbashkët. Dakordësuam me administratën e bashkisë që do të hiqeshin sipërfaqet e përbashkëta, por në vendimin e këshillit bashkiak nuk u pasqyrua kjo gjë, pasi kjo ndikon deri në 20% në çmimin e ndikimit të taksës në infrastrukturë. Unë them se çmimi e ka arritur nivelin që duhet të arrij. Në këto zona mund të rritet 10-15%. Jo në zonat e Lungomares apo Radhimës, por zonat e qytetit.”
Arben Breshani – Kryetar i DHTI, Vlorë
Duke qenë se Vlora prej kohësh ka një kërkesë më të madhe për apartamente se sa oferta që japin aktualisht ndërtuesit, Breshani apelon për rishikim të planit urbanistik, me qëllimin shtimin e mëtejshëm të sipërfaqeve për ndertime.
“Të rishikojë edhe njëherë planin rregullues të qytetit, pasi është një plan që po pengon zhvillimin e ndërtimit. Ne duam, sepse janë shumë zona me 4, 5 apo deri në 6 kate, kur është një qytet në zhvillim, duhet të jetë të paktën deri në 10-12 kate sepse i jep më shumë bukuri qytetit. Prandaj është shumë e domosdoshme të shtohen lejet e ndërtimit.”
Qyteti i Vlorës po preferohet jo vetëm për turizmin por edhe për qëndrim të përhershëm nga disa mijëra qytetarë të huaj, kryesisht italianë.
#Dyfishohet #taksa #ndikimit #në #infrastrukturë #rriten #çmimet #banesave #në #Vlorë
JavaNews