Shqiptarët paguajnë nga xhepi 60% të shërbimeve shëndetësore/ Vasili rendit aryset: U shkatërrua qëllimisht sistemi
Petrit Vasili foli për Fax News paraditen e sotme ku komentoi për gazetarin Egon Loli, raportin e OKB-së e cila nxjerr se shqiptarët paguajnë nga xhepi 60% të shpenzimeve shëndetësore.
Sipas Vasilit, sistemi shëndetësor në Shqipëri ka ardhur duke u shkatërruar në 10 vite. Kjo pasi u shkatërrua sistemi kapilar i përhapjes së shërbimeve mjekësore duke u përqëndruar çdo gjë tek QSUT.
Nga ana tjetër, sistemin e kanë shkatërruar futja e koncesioneve, inkompetenca e minstrave apo menaxhimi joprofesional. Këto bënë që qytetarëve t’ju rritet barra e shpenzimeve në shëndetësi dhe shumë prej tyre të detyrohen të shkojnë tek privati.
Petrit Vasili: Një shëndetësi e varfër, fuqinë e saj e ka te shpërndarja kapilare në gjithë territorin. Nëse nuk shpërndahet nuk funksionon dhe qytetari detyrohet të shkojë në privat është shkatërruar qëllimisht. Dëmtimi strukturor prishja e shtyllave të sistemit, futja e koncesioneve, inkompetenca e ministrave, menaxhimi i aprofesional prunë në këtë situatë ku qytetarëve iu rrit barra. Të ardhurat për shkak të çmimeve janë zvogëluar edhe më. Shëndetësia që në vend të bëhet zgjidhje u kthye në një hall dhe një shkatërrim të madh të përditshëm. Në rast se deri në fund të 2013 përfundoi projekti i madh i teknologjive mjekësore. Çfarë ndryshuan këta? E ç’organizaun që në vend që ndihma mjekësore të furnizohet, sistemi i referimit që u vu me një mundi në 2009. U përqëndrua në Tiranë. Dhe tek dera e QSUT nga 50 veta u mblodhën 500 veta. Por këta 500 veta nuk e marrin dot gjithë shërbimin, do shkojnë tek privati. Ky sistemi u shkatërrua, jo rastësisht. U bë me qëllim. Një njeri i ndershëm ato që janë arritje i mbron. Kurse shkatërrimi me qëllim.
Faxweb.al