Nuk e keni idenë çfarë përmban zarfi –

Producentja e “Big Brother Vip Albania 4”, Sara Hoxha ka bërë një paralajmërim lidhur me valixhen e tundimeve, e cila iu dha Gjestit, si pasojë e avantazhit që kishte si lider i javës.
Brenda valixhes kishte 7 zarfe, secila me një detyrë të caktuar. Tashme ka mbetur vetëm edhe një zarf për të lexuar, ndërsa Sara Hoxha ka reaguar në lidhje me këtë.
Ajo është shprehur se: “Nuk e keni idenë se çfarë mban akoma valixhja” duke paralajmëruar kështu ngjarje të reja.
Banori ka marrë surpriza, dhurata dhe role mjaft të rëndësishme për lojën nga këto shtatë zarfe. Duket se zarfi i fundit që ka hapur nuk i ka pëlqyer aq shumë, pasi në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” do të rikthehen tre banorë.
Gjesti do të thotë emrat e shtatë banorëve që kanë lënë garën që nga fillimi. Ata do të dalin në një televotim dhe publiku do të vendosë që të rikthejë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri vetëm tre prej tyre.
#Nuk #keni #idenë #çfarë #përmban #zarfi
Java News