Aktualitet

Emigrantët blejnë apartamente në bregdetin e Durrësit, interes i shtuar edhe europianët – JavaNews.al

Qytetet bregdetare mbeten të lakmuara nga emigrantë dhe të huaj për të blerë apartamente. Vitet e fundit ka interes të shtuar nga shqiptarë që jetojnë jashtë vendit për të investuar në sektorin imobilar në Durrës.

“Kryesisht nga shqiptarët e Shqipërisë, por edhe nga shqiptarët emigrantë, të diasporës po themi. Por që nga të huajt në përgjithësi interesi është pak më i zbehtë, në qoftë se krahasojmë. Në përgjithësi edhe qarkullimi i tregut imobilar, të paktën nga statistikat që ne kemi mund të themi që 2023 ishte më mirë se sa 2024 dhe ka pasur një rënie 20-30% krahasim me 2023. 2023 ishte po themi maksimumi që ne kemi parë këto vitet e fundit”, tha Florian Tahiri, agjent imobilar.

“Prania e investimeve të reja, ndërtimet moderne dhe infrastruktura e përmisuar kanë ndikuar në rritjen e çmimit të apartamenteve në qytetin e Durrësit. Por cilat mbeten zonat më të shtrenjta dhe të preferuara nga blerës vendas dhe të huaj”, thotë gazetarja Enkeleda Arapi.

“Zona më kërkesën më të lartë në absolut, është zona e Vollgës dhe qendrës së Durrësit, kryesisht zona e Vollgës afër detit, pastaj vjen nga ura e Dajlanit deri në Qerret të Kavajës komplet zona e detit, sa më afër detit kërkesa vazhdon të jetë edhe sot e kësaj dite”, tha Florian Tahiri.

Kjo ka bërë që të rritet edhe çmimi i apartamenteve.

‘’Çmimet sot që flasim në zonën e Vollgës variojnë po themi nga 1200-1300 Euro deri në 2000 Euro metri katror. Në qoftë se flasim për një apartament që ka një pamje të mirë ballore me detin”, tha Tahiri.

Sipas agjentëve imobiliarë, nga të huajt më shumë interes ka nga qytetarë italianë, por edhe nga Çekia apo Polonia.

#Emigrantët #blejnë #apartamente #në #bregdetin #Durrësit #interes #shtuar #edhe #europianët #JavaNews.al
JavaNews

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button