Sport

Ekipi i Mario Mitajt hedh hap të sigurt drejt titullit, mund me goleadë kundërshtarin e drejtpërdrejtë –

Al Itihadi dhe Al Hilali janë përballur sot një në duel që mund të rezultojë vendimtar në garën për titullin kampion. Verdhezinjtë kanë fituar me goleadë 4-1 ndaj kundërshtarit të drejtpërdrejtë për vendin e parë. Leonardo tundi rrjetën i pari për Al Hilalin në minutën e 23-të, por festa e tij zgjati pak.

Kadeshi barazoi shifrat në minutën e 29, ndërsa më pas Bergvijni (45’, 51’) dhe Benzemaja (86’) përmbysën ndeshjen në 4-1. Me këtë fitore, ekipi i Mario Mitajt shkon në kuotën e 55 pikëve, duke thelluar diferencën me Al Hilalin në 7 pikë. Një hap i rëndësishëm për Al Itihadin në garën për titullin kampion./Sport Ekspres/

#Ekipi #Mario #Mitajt #hedh #hap #të #sigurt #drejt #titullit #mund #goleadë #kundërshtarin #drejtpërdrejtë
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button