Aktualitet

Nis seanca ndaj ish-kryeministrit Berisha, ai zgjedh të mos shkon në gjykatë

Në mëngjesin e 26 dhjetorit, ndërsa Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi u paraqitën në dyert e GJKKO-së, ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, vendosi të mos marrë pjesë në seancën gjyqësore që po mbahet ndaj tij për vendosjen e masës së sigurisë.

Në të njëjtën kohë, Berisha ka paralajmëruar një bashkëbisedim me të rinjtë e FRPD.

Gjykata e Posaçme është në proces të vendosjes për fatin e Berishës, duke shqyrtuar ashpërsimin e masës së dhënë nga Prokuroria e Posaçme (SPAK).

Berisha akuzohet për korrupsion pasiv në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-klubit sportiv “Partizani”.

Kjo masë erdhi pasi Berisha nuk respektoi vendimin e Gjykatës të 20 tetorit, që përcaktonte detyrimin e tij për paraqitje dhe ndalimin për të dalë jashtë vendit.

Seanca, e cila do të drejtohet nga gjyqtarja Irena Gjoka – një figurë që Berisha nuk ka ngurruar të sulmojë – pritet të dëgjojë argumentet e palëve përpara se të marrë një vendim.

Kjo situatë vjen pasi Kuvendi i Shqipërisë, me 75 vota pro, miratoi një kërkesë të SPAK për ndryshimin e masës së sigurisë për Berishën.

Kuvendi gjithashtu i ka dërguar SPAK dokumentin zyrtar që tregon se imuniteti i ish-kryeministrit është hequr.

Në një zhvillim tjetër, një ditë më vonë në Gjykatën e Lartë, do të vendoset për fatin e vulës së Partisë Demokratike.

Gjyqtarët do të shqyrtojnë se kush, midis grupit të Lulzim Bashës dhe atij të drejtuar nga Berisha, ka të drejtë të mbajë logon e vulës.

Gjithashtu, në seancë do të jepet vendimi për rekursin e depozituar nga grupi i Berishës.



#Nis #seanca #ndaj #ishkryeministrit #Berisha #zgjedh #të #mos #shkon #në #gjykatë
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button