Aktualitet
Aksident tragjik në vendin fqinj, raportohet për 4 të vdekur, 3 prej tyre janë shqiptarë(Emrat)

Katër persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti të rëndë.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës, në Mal të Zi, në Barane në afërsi të Plavës.
Siç raportojnë mediat lokale, tre nga viktimat janë shqiptarë dhe një malazez: M.Mekuli, E. Haxhaj, bashkë me bashkëshorten e tij, M. Haxhaj dhe N.Cirkoviq.
M. Mekuli, ishte e plagosur rëndë dhe ka vdekur në spital, shkruan Radio Televizioni i Malit të Zi.
Raportohet se në aksident ishin të përfshira dy automjete, të cilat janë përplasur kokë më kokë.
#Aksident #tragjik #në #vendin #fqinj #raportohet #për #të #vdekur #prej #tyre #janë #shqiptarëEmrat
lajmetverteta