Sport

Një arbitër shqiptar vendos drejtësi në ndeshjen Inter-Real Sociedad

Ndeshja e fundit e grupit D mes Interit dhe Real Sociedad do të arbitrohet nga zvicerani Sandro Scharer dhe asistentët e kryesorit do të jenë Jonas Ern dhe Bekim Zogaj.

Zvicerani me origjinë shqiptare, Zogaj, dhe ekipi i tij i arbitrave kanë vendosur drejtësi në një ndeshje të Interit në Ligën e Kampioneve edhe sezonin e shkuar, në fitoren 0-2 në transfertë kundër Viktoria Plzenit, aty ku kryesori dha edhe kartonin e fundit të tij të kuq në kompeticion.

Zvicerani është i njohur për mënyrën e tij mjaft moderne të arbitrimit: pak fishkëllima, pak kartonë dhe madje edhe pak penallti të dhëna. Në fakt, penalltia e fundit e dhënë në këtë kompeticion daton në tetor 2020, në ndeshjen mes Barcelonës dhe Ferencvaroshit.

/f.s

#Një #arbitër #shqiptar #vendos #drejtësi #në #ndeshjen #InterReal #Sociedad
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button