Sport

Kombëtarja/ Shakohoxha: Shqipëria ende nuk e ka rinovuar kontratën me Sylvinhon, trajneri është i tunduar nga ofertat tjera

Kandidati per president i FSHF, Dritan Shakohoxha, ka komentuar çeshtjen e rinovimit te kontratës së trajnerit Sylvinho.

Shakohoxha zbuloi se trajneri brazilian nuk e ka vazhduar ende kontratën dhe se ende nuk ka vendosur nëse do ta bëjë një gjë të tillë apo jo pasi atë po e tundojnë ofertat tjera pas suksesit që e pati me Kombëtaren shqiptare, të cilën e kualifikoi në Euro 2024.

Shakohoxha insiston se ky është problemi dhe brenga më e madhe që duhet ta kenë shqiptarët, pra, që do të mundë ta humbasim trajnerin Sylvinho, e jo pse kemi rënë në grup me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë./m.j

#Kombëtarja #Shakohoxha #Shqipëria #ende #nuk #rinovuar #kontratën #Sylvinhon #trajneri #është #tunduar #nga #ofertat #tjera
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button