Aktualitet

Të gjitha rrugët drejt pikave kufitare janë të kalueshme

Të gjitha rrugët që lidhin Kosovën me shtetet fqinje janë të kalueshme pa asnjë telashe.

Sipas Qendrës për Menaxhim Kufitar, në to nuk ka borë dhe as ngrica. Shoferët duhet të kenë kujdes nga mjegulla që mund ta hasin vetëm në rrugët Pejë – Kullë dhe Prishtinë Mutivodë.

Në rrugën që lidh Pejën me Kullën theksohet se është e domosdoshme që drejtuesit t’i kenë pajisjet dimërore. Kjo është e obligueshme me ligj pas 15 nëntorit për të gjithë drejtuesit e automjeteve në tërë vendin.

Përveç gjendjes nëpër rrugë në pikëkalimet kufitare nuk ka as pritje mbi pesë minuta.



#Të #gjitha #rrugët #drejt #pikave #kufitare #janë #të #kalueshme
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button