Sport

Ekipi i Peles dhe Neymarit bie nga kategoria, tifozët i vënë zjarrin qytetit

Për herë të parë në histori, Santos, ekipi ku ka luajtur dhe legjenda Pele, Neymar e futbollistë të tjerë të mëdhenj të Brazilit, ka rënë nga kategoria.

Klubi brazilian i themeluar 111 vite më parë do të luajë sezonin tjetër në Serie B, pasi matematikisht siguroi një biletë për në ligën e dytë në Brazil.

Këtë ja ka shkaktuar një skuadër tërësisht pa objektiva si Fortaleza, që e mposhti 1-2 në javën e fundit të Serie A braziliane.

Tifozët e skuadrës e kanë përjetuar në mënyrën më të keqe, duke shkatërruar e djegur qytetin deri në orët e para të mëngjesit. Makina të djegura, dyqane të shkatërruara me dëme të ndryshme materiale si dhe qindra të arrestuar.

Siç raporohet në parkingun e stadiumit janë djegur edhe disa prej makinave të lojtarëve që për afro 2 orë nga përfundimi i sfidës, nuk dolën nga stadiumi. Santosi ishte njëri prej tre klubeve, në Brazil, së bashku me Sao Paolo e Flamengo, që nuk kishte rënë kurrë nga elita braziliane.

/a.r

#Ekipi #Peles #dhe #Neymarit #bie #nga #kategoria #tifozët #vënë #zjarrin #qytetit
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button