Aktualitet
Tragjedi rrugore në Itali, makina përfundon në kanal, vdesin 4 të rinj

Një tragjedi e vërtetë është shënuar në orët e para të mëngjesit, në Itali.
Një aksident i ndodhur gjatë natës në Portogruaro të provincës së Venecias, ka rezultuar fatal për katër të rinj, të gjithë rreth të 20-ve.
Ata kanë humbur jetën në vend pasi mjeti “BMW Seria 3” me të cilin udhëtonin ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar e shkatërruar në një kanal. Sipas disa dëshmitarëve, makina vazhdoi në vijë të drejtë pranë një kthese, duke përfunduar në ujë dhe duke u fundosur nën një urë të vogël mbi lumin Reghena.
Trupat e katër viktimave u gjetën nga polumbarët dhe forcat zjarrfikësve.
/a.r
#Tragjedi #rrugore #në #Itali #makina #përfundon #në #kanal #vdesin #të #rinj
Java News