Sport

Doli pozitiv në test/ Prokuroria e antidopingut kërkon 4 vite skualifikim për Paul Pogba

Prokuroria e antidopingut ka kërkuar skualifikim 4 vjeçar për Paul Pogba, i cili rezultoi pozitiv me doping pas ndeshjes Udinese-Juventus të 20 gushtit. Nga analizat e kryera rezultoi se mesfushori francez kishte përdorur substancën e “Dehidro-piandro-steron”.

Kjo substancë rrit performancën atletike të një sportisti. Lojtari u pezullua më 12 shtator, ndërkohë që edhe analizat e dyta të 6 tetorit konfirmuan se ai kishte përdorur subsantaca të palejuara.

Mes instituciuoneve sportive dhe lojtarit nuk do të ketë asnjë pakt për pranimin e fajësisë dhe mesfushori francez do të shkojë në gjyq në Gjykatën Kombëtare Antidoping.

Rreth 20 ditë më parë agjentja e tij Rafaela Pimenta tha se po përgatiteshin për të apeluar. Gjyqi është përcaktuar që të nisë pas rreth një muaji e gjysmë.

Me marrëveshjen për pranimin e fajësisë nuk do të kishte pasur mundësi apelimi, ndërsa në këtë rast mund të hyjë në lojë edhe CAS i Lozanës/m.j

#Doli #pozitiv #në #test #Prokuroria #antidopingut #kërkon #vite #skualifikim #për #Paul #Pogba
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button