Aktualitet
Arrestohet një person në Pejë, posedonte 52 qese me substancë narkotike

I dyshuari mashkull kosovar është arrestuar në Pejë, më saktë në rrugën Mbretëresha Teutë, pasi që gjatë kontrollit në trup i janë gjetur dhe konfiskuar 11 qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.
Ndërkohë gjatë kontrollit në shtëpi i janë gjetur 41 qese të vogla najloni me të njëjtën substancë, gjithsej në peshë 46.1 gram, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
#Arrestohet #një #person #në #Pejë #posedonte #qese #substancë #narkotike
gazetablic.com