Mbështetje e madhe për Shqipërinë dhe integrimin e Kosovës –

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka përgëzuar CDU-në për fitoren në zgjedhjet në Gjermani, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm drejt stabilitetit, sigurisë dhe prosperitetit në Europë.
Në një postim në Facebook, Basha shpreh besimin se udhëheqja e CDU-së do të forcojë paqen dhe stabilitetin, duke mbështetur vlerat demokratike dhe procesin e anëtarësimit të vendeve aspirante në BE, përfshirë Shqipërinë.
Ai gjithashtu thekson pritshmëritë për një vëmendje më të madhe ndaj Kosovës, duke u angazhuar për anëtarësimin në institucionet euroatlantike dhe për heqjen e masave të padrejta ndaj saj.
Postimi i plotë i Bashës:
Urimet më të përzemërta miqve dhe partnerëve tanë të CDU për fitoren e zgjedhjeve në Gjermani! Me këtë fitore hapet një kapitull i ri drejt stabilitetit, sigurisë dhe prosperitetit për Gjermaninë dhe mbarë Europën.
Në këtë kohë sfidash dhe transformimesh historike, Gjermania nën udhëheqjen e CDU, do të jetë një garanci për paqen dhe stabilitetin, në mbështetje të vlerave demokratike dhe për avancimin drejt Bashkimit Europian të vendeve aspirante, mes të cilave është edhe Shqipëria. Jam i bindur se nën udhëheqjen e CDU, qeveria gjermane do të ketë një vëmendje të shtuar edhe për Kosovën, duke nisur me angazhimin e shprehur në KiE për anëtarësimin në institucionet euroatlantike dhe për heqjen e masave të padrejta ndaj saj.
#Mbeshtetje #madhe #Shqiperine #dhe #integrimin #Kosovës
Java News